Malta, atje ku Shqipëria fitoi “Kupën Rothmans”Tre ndeshjet e fundit kundër Maltës i bashkon përveç emrit të kundërshtarit modest, rezultati i njëjtë dhe stadiumi ku janë luajtur: 3-0, në dy miqësore ashtu si dhe në të vetmin takim zyrtar të lu

Federata Shqiptare u themelua në vitin 1930, në FIFA u anëtarësua në vitin 1932 dhe u ftua të ishte pjesë e Kampionatit të dytë Botëror të futbollit, “Itali 1934” (nuk morri pjesë).
Pa asnjë ballafaqim të mëparshëm serioz ndërkombëtar Shqipëria fitoi një trofe ndërkombëtar në vitin 1946, në të parin turne që mori, të njohur gjerësisht si Kampionatin i 7-të Ballkanik, ku morën pjesë Jugosllavia (7 tetor 1946, humbëm 2-3), Bullgaria (fituam 3-1, 9 tetor) dhe Rumania (fituam 1-0, 13 tetor).
Në vitin 1954 ishim një nga vendet themeluese të UEFA-s. Në eliminatoret e Kampionatit Europian morëm pjesë në vitin 1963 (më 29 qershor humbëm 4-0 me Danimarkën në Kopenhagen dhe fituam 1-0 në Tiranë, më ) për edicionin Euro 1964.
Për herë të parë në kualifikueset e Botërorit “Anglia 1966”, luajtëm në vitin 1964, me dy humbje 2-0 kundër Holandës (24 maj 1964 në Roterdam dhe 25 tetor 1964).
I gjithë ky fill historie e datash është shkruar për të “shkuar” te arritja e dytë më e madhe e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi lidhet pazgjidhshmërisht me Maltën.
Pas 54 vjetësh, në shkurt të vitit 2000, Shqipëria e futbollit arriti të koleksiononte trofeun e dytë ndërkombëtar gjatë historisë së saj gati 80 vjeçare: “Kupën Rothmans”, pikërisht të organizuar në La Valeta të Maltës, pasi kishte dështuar më par në turneun e vitit 1998.
Gjithsesi, historia “statistikore” e ndeshjeve ndaj kundërshtarit tonë të 11 shkurtit 2009, nisi gati 14 vjet më parë. Ballafaqimi i parë i Shqipërisë me Maltën daton më 16 gusht të vitit 1995, një miqësore e luajtur në “rezidencën e piratëve të Mesdheut”.
Kombëtarja e drejtuar nga Neptun Bajko humbi 2-1, teksa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Alban Bushi, goleadori më i mirë historik i Shqipërisë (14 gola).
Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi barazoi 1-1 me Maltën (gol i Ilir Shulkut) në ishullin turistik, për të humbur më pas me Gjeorgjinë (0-3) dhe barazuar me Letoninë (2-2).
Dy vjet më pas, më 10 shkurt 2000, Shqipëria e drejtuar nga Medin Zhega fitoi me Maltën 1-0, falë golit të Vioresin Sinanit, por të kompletuar edhe me fitoret 3-0 kundër Andorrës dhe 1-0 kundër Azerbajxhanit.
Nga ai formacion historik, në dispozicion të trajnerit Ari Han janë ende të gatshëm portieri Arjan Beqaj dhe fantazisti Ervin Skela.
Kjo kupë kishte më shumë karakter simbolik, por gjithsesi, trofeu ri bukur në korridorin hyrës të selisë së FSHF-së, çeli dhe tiparin e ndeshjeve kundër Maltës,
Tre ndeshjet e fundit kundër Maltës i bashkon përveç emrit të kundërshtarit modest, rezultati i njëjtë dhe stadiumi ku janë luajtur: 3-0, në dy miqësore ashtu si dhe në të vetmin takim zyrtar të luajtur.
Kombëtarja e drejtuar nga Medin Zhega fitoi 3-0, më 15 nëntor 2000 (Rudi Vata, Bogdani, 2 gola). Seleksioni i udhëhequr nga kroati Oto Bariç, më 22 gusht 2007, po 3-0 (Salihi, Berisha, K Duro). Dhe përfaqësuesja drejtuar nga holandezi Ari Han, më 10 shtator 2008 (takim zyrtar) përsëriti të njëjtin rezultat: 3-0, (Bogdani, K.Duro, Dallku)
NDESHJET ME MALTEN
16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko
Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
Shënues: Bushi
06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi
Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
Golat:Shulku
10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega
Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)
Shënues: Sinani
15.11.2000/ Tr. Medin Zhega
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: R.Vata, Bogdani (2)
22.08.2007/ Tr.: Oto Bariç
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Shënues: Salihi, B.Berisha, K.Duro
10.09.2008/ Tr.: Ari Han
Shqipëri-Maltë 3-0 (zyrtare)
Shënues: Bogdani, K.Duro, Dallku
Bilanci: 6 takime; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Golat: 12-3
12 golat kundër Maltës
3 gola: Erjon Bogdani
2 gola: Klodian Duro
1 gol: Alban Bushi, Ilir Shulku, Vioresin Sinani, Rudi Vata, Hamdi Salihi, Besart Berisha, Armend Dallku
E Shtune, 07 Shkurt 2009