Malta me Shqipërinë do të përballet me disa mungesa
La Valeta - Malta do të paraqitet në ndeshjen e nesërme përballë Shqipërisë me 5 mungesa të rëndësishme. Dushan Ficel, trajneri i maltezëve, nuk do të ketë në dispozicion pesë nga lojhtarët e tij më të mirë. Ky është një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare të drejtuar nga holandezi Ari Han. Uds, Pejs, Shikluna, Malia dhe Frendo janë lënë mënjanë nga tekniku i përfaqësueses së Maltës.
Përfaqësuesja malteze ka vetëm katër lojtarë që luajnë jashtë vendit, dhe ata janë: Andrei Agius, Mihael Mifsud, Andre Skembri dhe Xhastin Haber. Trajneri çek i Maltës beson më shumë tek futbollistët, Kohen, Sherr, Agius, etj.