Malta, ne menyre te pashpjegueshme nuk njeh Kosoven
VALETA - Malta ne menyre te pashpjegueshme mbetet nje nga shtate vendet anetare te BE-se e cila ende refuzon te pranoje shpalljen e pavaresise se Kosoves, se bashku me Spanjen, Qipron, Portugaline, Sllovakine, Greqine dhe Rumanine. Keshtu shkruante dje, gazeta malteze "The Malta Independent Online". Arsyeja pse Malta eshte mbajtur fuqishem per pozicionin e vet aq gjate eshte per te cuditur, derisa ministria e Puneve te Jashtme nuk ka qene ne gjendje te jape pergjigje ne pyetjet e bera nga kjo gazete qysh prej fillimit te majit te ketij viti. Derisa 20 nga 27 vendet anetare te BE-se kane arritur te vertetojne pavaresine e Kosoves, qe prej shpalljes se saj afro pese muaj me pare, Malta, per arsye te panjohura, deri me tani eshte permbajtur. Ne nje deklarate te leshuar menjehere pas shpalljes se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, ministri i Puneve te Jashtme te Maltes ne ate kohe, Michael Frendo, kishte thene ne nje deklarate se, "sa i perket njohjes se pavaresise, qe eshte nje ceshtje e ndare e cila i mbetet shteteve anetare individualisht, Malta do te marr nje vendim ne nje kohe te pershtatshme". Malta me heret kishte kundershtuar njohjen e nje Kosove te pavarur, pa nje rezolute nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara.