Sindikalistet reagojne per liberalizmin e tregut te energjise

Në një kohë kur është kristalizuar drafti për liberalizmin e tregut të energjisë, kanë reaguar grupet e interesit.
Bashkimi i Shoqatave të Sindikalistëve kanë kërkuar që të bëhen pjesë e diskutimeve mbi këtë projektligj, pasi sipas tyre, risitë që ai do të sjellë janë në dëm të kompanive.
Megjithatë, një ligj i tillë përfaqëson organizimin e tregut të energjisë drejt standardeve europiane, në një kohë, kur vendit tonë i ka munguar një model i strukturuar në fushën e energjisë.
Kjo do ta bëjë tregun më të konkurrueshëm.
Sipas këtij drafti, bizneset do të furnizohen me energji elektrike prej operatorëve të rinj që do të hyjnë në treg.
Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë vetëm për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme ndërkohë që lihen jashtë bizneset e mëdha.
Këto të fundit do të kenë mundësi të marrin shërbimin e shpërndarjes së energjisë prej klientëve të kualifikuar, të cilët furnizohen me energji elektrike nga tregu i parregulluar.
Ndërsa, për konsumatorët energjia do të shpërndahet nga klientët tariforë, sikurse është CEZ Shpërndarje, ku çmimet rregullohen nga Enti Rregullator I Energjisë.