Inspektorët e pushuar u drejtohen këshilltarëve bashkiakë: Anulloni vendimin!
Letër e hapur anëtarëve të Këshillit Bashkiak , Tiranë
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Ne qe po ju drejtohemi me kete leter te hapur jemi nje grup punonjesish te Drejtorise se Taksave dhe Tarifave Vendore, te larguar ne daten 6 shtator nga detyra. Perveç rruges sone ligjore, qe tashme ka hyre ne rrugen e saj, ne pamundesi per tiu drejtuar juve drejtperdrejt, pasi qe nga ajo kohe nuk ka pasur mbledhje te Keshillit Bashkiak, nje dite para mbledhjes se tij ne po ju drejtohemi me shqetesimin tone si punonjes te administrates shteterore dhe mbi te gjitha si qytetare te Tiranes. Duke qene te bindur ne integritetin tone profesional dhe ne performancen qe kemi tek taksapaguesit e qytetit te Tiranes, ne ju kerkojme ju qe me vullnetin e drejtuesve dhe menaxhuesve te ketij keshilli, te shikoni me vemendje ate rruge qe eshte ndjekur per largimin tone ne menyre absurde dhe antiligjore nga detyra! Do ishte ne funksion te asaj administrate, vijueshmerise se punes se saj, si dhe ne funksion te se ardhmes te gjithe administrates shteterore, qe ju te ngrini nje grup pune per te hetuar maskaraden qe eshte bere qe nga data 29 gusht deri ne 6 shtator me shkresat antiligjore dhe pa minimumin administrativ te tyre.
Pikerisht grupi i larguar me motivacione te parregullta, dhe ne disa raste edhe qesharake (ku disa punonjesve qe kishin filluar pune ne vitin 2011 ju thuhet ne shkrese ne thonjeza duke e krahasuar punen tuaj me vitin paraardhes), ka predispozicionin te jete i gatshem tiu ndihmoje ju ne ngritjen e ketij grupi dhe hetimin rast pas rasti te dokumentacioneve qe shoqerojne largimin tone nga puna. Ne jemi te bindur se motivi nuk eshte politik, pasi asnjeri prej nesh nuk ka qene militant apo pjesemarres ne administraten zgjedhore te muajit maj, pervec 2 rasteve te inspektoreve qe u nxoren brutalisht dhe forcerisht nga zyrat e Drejtorise se Taksave.
Arsyeja qe ne jemi larguar nga puna eshte thjesht pse ne i kemi sherbyer me ndershmeri dhe performance qytetareve te Tiranes. Por arsyeja me e pakuptimte dhe me skandaloze eshte se ne kemi qene pjesetare te administrates ku kryetar ka qene zoti Edi Rama. Ne intervistat qe jep drejtori i Tatim-Taksave, zoti Arben Kau lart e poshte neper media, pasi shkreserisht dhe formalisht (ne kundershtim me kodin e punes nuk realizoi as takimin brenda 72 oreve punedhenes-punemarres per shpjegimin e shkaqeve) ne jemi larguar nga puna per performance te dobet fiskale, ju bejme me dije ju, anetareve te Keshillit Bashkiak, se ne jo vetem qe kemi qene punonjes me nje performance shume te mire ne pune, por asgje nga keto nuk eshte e vertete. U perzgjodhen per tu larguar nga puna njerezit me arsimin e duhur (disa prej tyre dhe me master) dhe u lane ne pune pikerisht ata qe ne periudhen korrik-gusht ishin evidentuar si inspektoret qe kishin lene pa regjistruar mijera metra katrore, duke sjelle nje dem ekonomik, te cilin edhe ne sot kerkojme nga drejtori i Tatim Taksave te informoje qytetaret e Tiranes se cbehet me ate vlere taksash qe sot i mungojne arkes se Bashkise se Tiranes. Ne jemi te gatshem t’i veme Keshillit Bashkiak ne dispozicion emrat, shkeljet dhe demin financiar te sjelle ne muajin korrik-gusht pikerisht nga keta inspektore, te cilet per arsye klienteliste, sot jo vetem qe vazhdojne punen, por kane te njejten performance dhe realizim te detyrave te tyre funksionale. Gjithashtu i kerkojme Keshillit Bashkiak te kerkoje bashke me CV-te tona, edhe CV-ne e Drejtorit te Pergjithshem te Taksave Vendore, i cili eshte shkarkuar vite me pare nga detyra ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve per abuzim me detyren si dhe ka qene pjesemarres i drejtperdrejte ne grupet e numerimit te Njesise 9, duke abuzuar me detyrat dhe funksionet qe ai mbante ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne periudhen e zgjedhjeve vendore. Duke shpresuar ne ate qe ju si anetare te Keshillit Bashkiak i keni premtuar taksapaguesve te kryeqytetit dhe pse jo qytetareve te Tiranes, shpresojme se do te ndermerrni hapin e duhur, jo per te na rikthyer ne ne pune, por per t’i rikthyer dinjitetin atij institucioni qe deri dje ishte model i funksionimit te administrates shteterore. Shpresojme ne mbeshtetjen tuaj!
Nje grup inspektoresh te DPTTV Tirane, larguar ne 06.09.2011