E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malta rrit “temperaturën” e Bariçit

Dash Frashëri
Kroati Oto Baric, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit pasi shijoi në rolin e vëzhguesit “VIP” golat e “trojkës” bardheblu (Muka, Dede, Duro) dhe admiroi lojën e fantazistit të talentuar Jahmir Hyka në finalen e Superkupës së Shqipërisë së fituar nga Tiranë ndaj Besës 4-2, dje në “Niko Dovana” nisi zyrtarisht për herë të katërt punën e tij për përgatitjen e një ndeshje miqësore, por dhe të miqësores së pestë historike që Shqipëria do të zhvillojë kundër Maltës, qysh prej takimit të parë, më 16 gusht të vitit 1995. “Pjata” e mbushur Karriera në krye të bankinës së 75-vjecarit, i cili pretendon sërish përtëritjen e kontratës edhe për një fushatë tjetër kualifikuese (atë të Botërorit 2010) nisi një vit më parë kur drejtoi për herë të parë Shqipërinë kundër San Marinos, si trajneri i tretë i huaj i saj në epokën e presidentit Duka. Me Maltën, me të cilën jemi ndeshur katër herë në ndeshje miqësore i kemi provuar të tria rezultatet: fitoren, barazimin dhe humbjen, por bilanci i përgjithshëm anon nga “pjata” shqiptare: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Statistika e fundit nga përballja me Maltën në impiantin kombëtar shqiptar është një fitore e pastër 3-0, më 15 nëntor të vitit 2000 dhe ndihmësi shqiptar i Oto Baricit, Shpëtim Duro, me siguri ia ka kujtuar kroatit. Golashënuesit e "vjeter" Nga 6 golat që u kemi shënuar maltezeve në katër takime (3 të pësuar) 3 mbajnë firmat e Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit (2) që janë thirrur sërish në listën anti-Maltë, por golat në fundjavë të veteranit Ervin Skela (Energi Kotbus, Gjermani) dhe Hamdi Salihit (SV Ried, Austri) pa dyshim e kanë rritur “temperaturën” e “Oto Maximale”-s, që beson se kundër modestëve të Maltës lojtarët e thirrur prej tij jo vetëm i kanë të gjitha mundësitë për të përsëritur shpërthimin e 365 ditëve më parë në fitoren 3-0 në miqësoren kundër San Marinos (thuajse të një niveli me në planin ndërkombëtar me maltezët) por dhe të tregojnë vazhdimësinë e fitoreve të pastërta në zyrtaret me Luksemburgun (2-0, 3-0) por dhe për t’i dhënë një paralajmërim “indirekt” kundërshtarit zyrtar të radhës, Holandës, në ndeshjen e 12 shtatorit në “Qemal Stafa”. Optimizmi i Baricit “E di shumë mirë gjendjen e lojtarëve të mi, sepse i ndjek ata. Përsa i përket ndeshjes me Maltën, unë e kam thënë që ajo përballje është një test përpara prezantimit me Holandën. Mendoj se kam grumbulluar futbollistët më në formë. Shpresoj që të jenë ashtu deri në ndeshjen me Holandën”, - pohoi Oto Baric. Njëzet lojtarët e thirrur nga trajneri Baric për miqësoren me Maltën (nga lista zyrtare mungon me lejë të teknikut Lorik Cana) zhvilluan sot nga ora 17:00 stërvitjen e parë në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Dovana”, ndërkohë që neser pas analizës së orës 10:30 dhe konferencës për shtyp të trajnerit Oto Baric (12:30), në orën 17:00 do t’i drejtohen sërish terrenit ku zhvillon ndeshjet Teuta. Mentalitet fituesi Shqipëri-Maltë, miqësorja ndërkombëtare që do të zhvillohet, më 22 gusht 2007, në prag të takimit zyrtar Shqipëri-Holandë (12 shtator) për kualifikueset e Euro 2008, do të gjykohet nga skuadër gjyqtarësh turq me kryesor Ismet Arzuman. Ndihmës të tij janë Baku Tuncay Akin dhe Serkan Akarca. Takimi do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ora 20:45. Vitin e kaluar, po më 22 gusht, Shqipëria fitoi në transfertë ndeshjen miqësore me San Marinon (3-0) që ishte edhe para nën drejtimin e Oto Baricit. Kombëtarja jonë gjatë këtij viti ka zhvilluar edhe dy miqësore të tjera, të dyja të humbura: me Maqedoninë (0-1) në Shkodër (më 7 shkurt) dhe me Anglinë B (3-1) në Bërnli (më 25 maj). Shqipëria gjithsesi në ndeshjet zyrtare nuk është mundur në katër ndeshjet e fundit (2 fitore dhe 2 barazime). Shqipëria ka grumbulluar 9 pikë në shtatë ndeshje duke u renditur në vendin e katërt në Grupin G pas Rumanisë (17), Bullgarisë (15) dhe Holandës (14). -Ndeshjet miqësore me Maltën 16.08.1995 Maltë-Shqipëri 2-1 06.02.1998 Maltë-Shqipëri 1-1 10.02.2000 Maltë-Shqipëri 0-1 15.11.200 Shqipëri-Maltë 3-0 22.08.2007 Shqipëri-Maltë, ora 20:45 -Ndeshjet e Shqipërisë me Oto Baricin Miqësore 22.08.2006 San Marino-Shqipëri 0-3 07.02.2007 Shqipëri-Maqedoni 0-1 25.05.2007 Anglia B-Shqipëri 3-1 22.08.2007 Shqipëri-Maltë, ora 20:45 Shqipëria Ekipi ynë ka zhvilluar 69 ndeshje të vlefshme për eliminatoret e kampionateve europiane, ku ka arritur 11 fitore, 15 barazime dhe 43 humbje. Golaverazhi 54-128. Malta Ekipi maltez ka zhvilluar 77 ndeshje të vlefshme për eliminatoret e kampionateve europiane, ku ka arritur 3 fitore, 10 barazime dhe 64 humbje. Golaverazhi 37-235. Lista e Kombëtares 1.Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta 2.Isli Hidi, Tirana 3.Debatik Curri, Vorskla Potlava 4.Armend Dallku, Vorskla Potlava 5.Nevil Dede, Tirana 6.Erjon Xhafa, Tirana 7.Kristi Vangjeli, Aris Selanik 8.Blerim Rustemaj, Horsens 9.Ervin Skela, Energie Kotbus 10.Altin Lala, Hanover 96 11.Devis Muka, Tirana 12.Ervin Bulku, Kryvbas 13.Altin Haxhi, Ergotelis 14.Klodian Duro, Tirana 15.Jahmir Hyka, Tirana 16.Besart Berisha, Burnley FC 17.Hamdi Salihi, Ried FC 18.Edmond Kapllani, Karlsruhe 19.Erjon Bogdani, Kievo 20.Alban Bushi, Apolon Kallamaria

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›