E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, shfaqen spanjollët e Levantes

Merkato vazhdon të flasë për të. Gazeta veroneze "L'Arena" shkruan se është njeriu më i kërkuar në merkato. Erjon Bogdani, i cili aktualisht ndodhet në Durrës në grumbullimin e Kombëtares, vazhdon të jetë objekti i vëmendjes së disa klubeve të Serisë A. Por, mbi të gjitha ka dalë një emër i ri, Levante, klubi spanjoll, që megjithatë ende nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare në tavolinën e Xhovani Sartorit, drejtorit sportiv të Kievos së rënë tashmë në Serinë B italiane. Duhet pritur edhe disa dite, shkruan gazetari Simone Antolini i "L'Arena"-s. Për "Princin e Epirit", sic quhet Bogdani nga gazetarët italianë, mund të rikthehet edhe pista italiane. E vështirë, por jo e pamundur. Për të tjerat ka vetëm hipoteza. Igli Tare ende është te Lacio, madje edhe shënon gola, sigurisht në miqësore. Në "Triangolaren" e Fiuxhit, Tare shënoi një dopietë (30', 45') në fitoren 2-0 të Lacios kundër amatorëve të Sorës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›