E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamatë e fëmijëve meritojnë 10, baballarët kartonin e verdhë



ç’mendim keni për notën 10 që u jepet konkurrentëve të “Gjeniut”?
E para u fillua me vlerësime surreale, maksimale. M’u krijua përshtypja se tani që të gjithë morëm notën 10 nuk ka më sens të vazhdojmë, nuk ka më motivim. Më e rrezikshmja, asnjë nga fëmijët nuk pranon me më pak se 10. Në vend që t’i orientojmë, po bëjmë të kundërtën, po i keqedukojmë. Më shumë se gjithçka ata kanë nevojë për një vizion të qartë.
Si është marrëdhënia juaj me mamatë e fëmijëve?
Mamatë e mrekullueshme më japin kurajo të vazhdoj të jem siç jam. Nuk ka asnjë keqkuptim midis nesh. Ka vetëm një lëndim të momentit që shpejt kthehet në arsye për t’u përqafuar, dhe kjo është magjia. Të gjitha mamatë do të marrin notën dhjetë se e meritojnë, janë të mrekullueshme. Unë dua t’i falenderoj ato për kurajon dhe mbështetjen që u japin fëmijëve dhe mua. Baballarët kanë kartonin e verdhë.
Të jesh gjykues i rreptë e favorizon mundësinë për t’u dukur simpatik?
Të jesh një gjykues i rreptë dhe objektiv, nuk do të thotë se nuk je simpatik dhe i dashur, përkundrazi, ai është treguesi më i qartë i angazhimit dhe seriozitetit në raport me detyrën që ke marrë përsipër. E rrezikshme është vetëm atëherë kur këto role zëvendësojnë njëra-tjetrën.
çfarë ndodh në backstage, fëmijët ju qëndrojnë afër apo larg?
Në backstage fëmijët më rrethojnë me dashuri të plotë dhe më dhurojnë shumë afeksion e ngrohtësi. I dua edhe më shumë, sepse kërkoj perfeksionin dhe moskënaqjen e tyre me pak, dhe mospajtimin me paaftësinë. Ata nuk do ta meritonin një juri mediokre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›