E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maminas, humb jeten ne nje aksident 10 vjecari

Nje i mitur ka gjetur vdekjen pasi eshte perplasur nga nje makine teksa kalonte rrugen ne Maminas. Arrestihet drejtuesit i mjetit. Nderkaq dita e sotme ka shenuar nje vale aksidentesh te renda ne vend 

TIRANE-Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e nje femije eshte regjistruar pasditen e sotme në Maminas.
Lajmin e bëjnë të ditur burime prane policisë rrugore, sipas te cilave viktima eshte nje 10 vjecar me inicialet M.B qe u perplas nga nje makine teksa kalonte rrugen.
Te njejtat burime shtojne se uniformat blu kane ndaluar drejtuesin e makines, shtetasin Alban Shala, 35 vjec, i cili është shoqëruar ne komisariat për të sqaruar dinamiken e aksidentit.

Dita e sotme ka shënuar aksidente të rënda në vend. Po sot në aksin rrugor Elbasan-Letan, makina e drejtuar nga 45-vjecari Qemal Abedini me targa Elbasani doli nga rruga ne rrethana ende te pasqaruara. Abedini gjeti vdekjen me pas në Spitalin Ushtarak
Ndersa ne oret e paradites ne aksin Librazhd-Elbasan ne vendin e quajtur Murrash dy autovetra me targa te huaja u perplasen me nje autobuz udhetaresh.Ne kete aksident gjate perplasjes se autoveturave me targa MEM 27 67 YE dhe AD 220RR me autobusin e linjës Tiranë-Korçe me targa TR 13 42 P mbeten te plagosura rende motrat Valbona dhe Vlamira Rama perlatesisht 30 e 35 vjeçe. Ato u transportuan per ne Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që aksidenti sipas grupit hetimor ishte shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti i keq.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›