Nis hetimi për rrahjen e një shtetasi nga policia
I dhunuari nga Gjirokastra, denonocoi per News 24 se është rrahur me mjete të forta në ambientet e komisariatit. Per kete ngjarje ka nisur hetimi ndersa eshte pezulluar momentalisht nga detyra i punonjësit të policisë
TIRANE-Pas lajmit të publikuar në TVNews 24 per ushtrim dhune ne ambientet e komisariatit të Tepelenës, SHKB ka nisur hetimet mbi ngjarjen.
I dhunuari Bexhet Serjani 49 vjec nga Gjirokastra, denonocoi se është rrahur me mjete të forta në ambientet e komisariatit. Per kete ngjarje eshte kerkuar dhe pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë, Argjir Çela si një nga personat e akuzuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Tepelenës ku Argjir Cela, oficer policie komandant i Policisë së Rendit është konfliktuar me Bexhet Serjanin në një lokal në qytetin e Tepelenës. Shkaku sipas të dëmtuarit pretendohet se ka qenë thyerja e qëllimshme e xhamit të makinës së tij disa kohe me parë për të cilen ai akuzon Celën. 49 vjecari Serjani ka bërë kallzim penal ndaj oficerit të policisë duke marrë si garanci edhe raportin mjeko-ligjor nga specialistët ku duken qartë shenjat e dhunës në trup. Ndërkaq nga ana e saj, policia e qarkut Gjirokaster, deklaroi mbi ngritjen e grupit te specialistëve për hetimin e cështjes nderkohe qe nje dite pas publikimit te rastit ne News 24 ShKB ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen teksa eshte pezulluar nga detyra oficeri i policisë Argjir Cela deri në sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.
(d.b/News24/BalkanWeb)