E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maminas, zjarr në një fabrikë tullash

TIRANE- Një fabrikë tulle në Maminas është përfshirë nga flakët rreth orës 14.00. Forcat zjarrfikëse nga Tirana e Durrësi kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin më pas shuarjen e flakëve. Nga të dhënat e para mësohet se ka marrë flakë lënda djegëse që përdoret në furra. Për momentin nuk ka informacione për të lënduar.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›