Kuvend, konferenca e kryetarëve. Merr pjesë PS-ja
TIRANË- Konferenca e kryetarëve u mblodh paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja është thërritur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në të do të vendoset për kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, seanca e parë e të cilit për këtë sesion parlamentar nis ditën e hënë.
Partia Socialiste është bërë pjesë e mbledhjes, përfaqësuar nga kreu i grupit të saj parlamentar, Gramoz Ruci.
Një ditë më parë, kryetarja Topalli ftoi opozitën të jetë pjesë e punës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj shumë të rëndësishëm për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të KE për integrimin e vendit në familjen evropiane.