E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamografia e parë dixhitale në Shqipëri


Nё tё gjithё Shqipёrinё, diagnostifikohen rreth 400 deri nё 500 raste me kancer tё gjirit nё vit dhe pёrgjatё 20 viteve tё fundit numri i tyre ёshtё dyfishuar. Pranё shёrbimit tё onkologjisё nё QSUT, u inagurua aparatura e parё e Mamografisё dixhitale nё Shqipёri. Vendosja e kёsaj aparature do tu mundёsojё mjekёve diagnostifikimin e saktё dhe nё faza tё hershme tё sёmundjeve onkologjike. Nё ceremoni ishte i pranishёm edhe ministri i Shёndetёsisё Petrit Vasili i cili e konsiderojё ardhjen e kёsaj aparature nё vendin tonё, si njё hap tё rёndёsishёm pёr mjeksinё shqiptare.
 

Pritet qё katёr aparatura tё tilla mamografike tё vendose sё shpejti nё tё gjithё Shqipёrinё. Kanceri nё Shqipri ёshtё njё nga shkaktaret kryesore tё vdekshmёrisё. Me ardhjen e kёtyre aparaturave, pacientёt shqiptarё nuk do tё jenё mё tё detyrura pёr tё shkuar jashte shtetit, pёr tё kryer vizita. Ardhja e aparaturave tё Mamografisё dixhitale, ёshtё bёrё e mundur nga njё projekt i financuar nga Banka Botёrore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›