Llogaritja fillimisht për kategoritë të cilave e drejta e përfitimit u ka lindur nga korriku i 2009-ës
17/01/2011 Për dy kategoritë e tjera llogaritjet nisin vetëm pasi ministritë të sjellin të dhënat në ISSH
Pranvera Kola
Vijon procedura e llogaritjes së përfitimeve për ish-ushtarakët sipas ndryshimeve të konfirmuara në aktin normativ të qeverisë. Organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se deri tani janë llogaritur përfitimet e rreth 172 personave aplikues, për të cilët janë detajuar edhe qendrat e ndarjes së pagesës. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e përfitimeve të konfirmuara nga sigurimet shoqërore që nga nisja e procesit gjatë mbylljes së muajit dhjetor. Ndërkohë në total deri në përfundim të procedurës së llogaritjeve pritet të përcaktohen masat e pensioneve për rreth 22 mijë ushtarakë në të gjithë vendin, që mbështeten nga ligji 10142, si dhe aktet ligjore që janë nxjerrë në ndihmë të tij. Tashmë është konfirmuar se të parët që do të përfitojnë llogaritjen e pensioneve, si dhe marrjen e pagesave do të jenë ushtarakët, të cilëve e drejta e përfitimit u ka lindur që nga një korriku i vitit 2009. Kjo pasi përfitimet suplementare të kësaj shtrese mbetën të bllokuara për më shumë se një vit e gjysmë. Shkak për këtë u bënë debatet dhe përplasjet ligjore ndërmjet institucioneve dhe vetë përfaqësuesve të ushtarakëve mbi procedurën që do të ndiqej. Ndërsa për dy kategoritë e tjera, ku përfshihen përfitimet suplementare të ish-ushtarakëve të dalë në pension përpara korrikut të vitit 1991, si dhe atyre që kanë aplikuar për procesin e rillogaritje, procedura ende nuk ka nisur. Kjo pasi institucionet nuk kanë sjellë drejt sigurimeve shoqërore të dhënat e kërkuara mbi historikun e punës së këtyre personave. Burimet zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet për të përshpejtuar plotësimin e dokumentacionit për ushtarakët, me qëllim llogaritjen sa më parë të përfitimeve. Sipas këtyre burimeve, skema e llogaritjes nga ana e ISSH-së nuk mund të realizohet nëse ministritë e linjës nuk sjellin përgjigjet e duhura për të dhënat që konfirmojnë historikun e punës për personat aplikues për njërin nga tri llojet e përfitimeve të specifikuara. Në kërkesat dërguar ministrive sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave.