Automatiku dhe gezhojat, provat e vetme te krimit makaber ne '98
Me hetimin e ngjarjes eshte marre polica kriminale e komisariatit te Sarandes. Per shkak te kohes kur ndodhi krimi ka pasur pak interesim, ndersa dosja eshte rihapur pas me shume se dhjete vitesh. "Mendoj se ky eshte nje veprim serioz per rihetimin e dosjeve te pazbardhura ne Sarande dhe shpresojme se do te kete nje fund e autori do te vihet para pergjegjesise", thote Enveri per gazeten. Vladimiri ishte nje efektiv policie dhe per kete shkak xhaxhai i tij vlereson se ka nje motiv me shume per te zbardhur ngjarjen. Ne vitin 1998, pas vrasjes, shefi i policise kriminale te drejtorise ne Vlore ka qene personi i interesuar me shume per zbulimin e ngjarjes. Gjate kontrolleve te vendit te ngjarjes eshte arritur te gjendet edhe nje arme automatike dhe disa gezhoja te dala nga kjo arme. "Automatikut te gjetur pas dy muajve i eshte bere ekspertiza ne Athine. Por nuk dime se cili ka qene perfundimi rreth gjurmeve te gjetura", shprehet Enveri. Familjaret mendojne se ngjarja ka nje emer konkret per autoresine dhe ai eshte nje person qe ka pasur njohje me Vladimirin. Rrethanat ne te cilat ka ndodhur krimi jane edhe te lehta, edhe te veshtira sipas tyre per te shkuar deri tek autori. Pervec dosjes se "kokes se prere" ne vitin 2005, ekzekutimi i Vladimir Bejdos eshte nje nder ngjarjet qe po i kushtohet vemendje nga policia ditet e fundit.
Vleresimi
Te afermit presin me ankth konkludimin e rihetimit te ngjarjes. Por u vjen keq qe figura e Vladimiri eshte harruar si nje ish efektiv i policise. "Ne si te aferm kerkojme vec gjetjes se vrasesit edhe nje rivleresim te figures se Vladimirit", shprehet xhaxhai.
Dosjet ne rihetim
1-Vrasja e Zihni Myderizit, fermer nga Konispoli i Sarandes qe u vra ne aren e tij dhe iu pre koka per motive qe mbeten mister, por qe mendohet se ka pare nje trafik te mundshem.
2-Ekzekutimi i bujshem i policit te komisariatit Sarande, Vladimir Bejdo, i cili u zhduk ne vitin 1997 dhe trupi u gjet i hedhur ne nje pus ne token greke pas kerkimeve disa mujore nga policia.
3-Vrasja po ne vitin 1997 e muratorit nga Gramshi, Muharrem Halili. Tashme per kete ngjarje policia ka shpallur ne kerkim pronarin e baneses qe ndertonte viktima, pasi i ka kerkuar leket.
4-Vrasja e nje te riu nga Malesia dhjete vite me pare per motive gjakmarrje, ndersa fshihej ne qytetin e Delvines. Djaloshi me inicialet L. B., u gjet i pajete, ndersa eshte rihapur dosja dite me pare.
5-Njihet si nje prej krimeve me te bujshme te vitit 1997. Masakrimi ne prite i nje grupi te rinjsh te moshave 20-30 vjec ne Konispol nga nje grup kriminal. U vrane nje grua dhe dy burra per grabitje.