E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kuvendi nuk ka kapacitete të miratojë të gjitha ligjet"

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi thotë se Qeveria i ka dhënë prioritet miratimit të projektligjeve, të cilat kërkohen nga raporti i progresit të Komisionit Evropian. Ai thekson se Qeveria, po ashtu, ka punuar në draftimin e disa projektligjeve shumë të rëndësishme, siç është ai për prokurimin publik apo edhe ligjet që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin.

Ndërsa nga ana tjetër, kryeparalmentari Jakup Krasniqi deklaroi për Radio Kosovën se Kuvendi nuk ka kapacitet për miratimin e tërë strategjisë legjislative të Qeverisë për vitin 2010. Megjithatë, Krasniqi thekson se Kuvendi është i gatshëm të miratojë çdo projektligj që Qeveria do t’i procedojë Kuvendit për miratim deri në nëntor të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›