Siri, arrestohen 500 persona

Ushtria siriane me mbështetjen e tankeve, ka mundur të hyjë në mëngjes në qytetin Zabadani në kufi me Libanin, ku ka nisur aksionin e arrestimeve. Në këtë qytet, që nga nisja e protestave antiqeveritare në mes të marsit janë organizuar shumë demonstrata, në të cilat kërkohet rënia e regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad.
Siç transmeton AP, autoritetet kanë arrestuar mbi 500 persona që nga e premtja, kur në Siri u organizuan protestat më masive që nga fillimi i tyre.