Dekretet e presidentit në seancën e 17 qershorit
Ndryshimi rregullores së kuvendit për dekretet presidenciale do të votohet në seancën plenare të 17 qershorit. Por përvec deklaratave mediatike, sipas deputetvë të djathtë të këshillit të rregullores dhe imunitetit, opozita nuk ka shprehur ndonje vërejtje për 2 amnedamentet.
“Nuk ka asnjë arsye që deputetët në një manifestim politik që duhet të bëjnë duhet ta fshehin votën, ta fshehin dorën e tyre. Pra, të mungojë transparenca në dhënien e votës. Nuk ka asnjë argument kundër kësaj dhe nuk është artikuluar përvecse nëpër media. Gjatë mbledhjeve të këshillit nuk janë artikuluar qëndrime të ashpra kundër variantit të transparencës së votës” tha deputeti demokrat Eduart Halimi.
Nuk dihet ende nëse në seancë do të votohen 2 raporte nga këshilli i rregullores apo palët do të gjejnë akordin. Por ajo që dihet është se PS dhe PD janë në një mendje për t’i dhënë më teper kohë Komisionit të Ligjeve në shqyrtimin e kandidaturave te presidentit për gjykatat nga 3 në 8 javë.
E sigurtë gjithashtu është se 3 dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë do t’i nënshtrohen rregullores së re duke bërë që votimi i tyre të realizohet dhe në limitet e sesionit.
Elona Gjylmi < I mëparshmi