E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, polici qëllon për vdekje me armë zjarri një person

MAMURRAS- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Mamurrasit, ku një  person ka mbetur i vdekur. Ngarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në afërsi të shkollës 9-vjecare. Mësohet se viktima është 40-vjecari Shahin Gjecukaj, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e qytetit.

Në vengjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e komisariatit të Kurbinit, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes Alket Hajdarin 36-vjec si dhe kanë bërë të mundur sekuestrimin e armës së krimit.

Ndërkohë policia bën me dije ngjarja ka ndodhur si shkak i një konflikti të castit midis dy protagonisteve kryesorë si dhe njofton se Hajdari ushtron detyrën e policit në burgun e Fushë-Krujës.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që materialet hetimore do ti dëgohen Prokurorisë Gjyqësore të rrethit Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›