E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, kandidatët ende ministra me Kushtetutë

TIRANE-Ferdinand Xhaferraj, kandidati i PD-së, për kryetar të Bashkisë së Durrësit figuron ende, ligjërisht Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Gjithçka u zbulua në datën 21 prill, kur kryeministri Berisha dërgoi për dekretim te presidenti i Republikës Bamir Topi, kërkesën për shkarkimin nga detyra e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, dhe dekretimin për emërim në vend të tij të Bujar Nishanit.
Pra, sipas Kushtetutës, ministrat emërohen dhe shkarkohen me dekret të Presidentit të Republikës. Që do të thotë, se nga data 8 prill deri në 21 prill, Lulzim Basha, ka vazhduar të mbajë zyrtarisht në mënyrë kushtetuese postin e ministrit të Brendshëm.
Por, nëse Basha u shkarkua nga detyra në datën 21 prill, (duke mos e ushtruar këtë detyrë), a ndodh e njëjta gjë për ministrin e kulturës, Ferdinand Xhaferraj? Pra, a është ende ministër Ferdinand Xhaferraj, apo dorëheqja e tij te kryeministri, pa dekretin e Presidentit konsiderohet i vlefshëm? Kostitucionalistët thonë se ai është ende ministër për sa kohë nuk ka një dekret të presidentit. 
E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot mendimet e disa prej konstitucionalisteve.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›