E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteston Flamurtari. Shtyhet vendimi i disiplines

Superliga duhet të presë për të mësuar kampionin e ri. Shtyhet për të paktën 24 orë, vendimi i Komisionit të Disiplinës, në lidhje me incidentet në Laçc, gjatë ndeshjes midis Lacit dhe Flamurtarit. Disiplinori ka marrë në pyetje portierin Shpëtim Moçka, protagonistin e ngjarjes së shëmtuar të një jave më parë, i cili u godit me sende të fortë nga tifozët kurbinas, para se të fillonte pjesa e dytë e ndeshjes. Moçka u dërgua në spital, ku ka qendruar disa ditë për ekzaminime të mëtejshme.

Komisioni i Disiplinës do të mbyllë relacionin përfundimtar, ndërsa vendimi do të merret të martën. Eshtë hera e dytë që shtyhet vendimi, për këtë çështje dhe në ambientin vlonjat shqetësimi është për një prapaskenë kundër kuqezinjve. Pikërisht për këtë shkak, përpara stadiumit “Qemal Stafa”, tifozët e Flamurtarit kanë organizuar një protestë kundër zhvillimeve të kampionatit.

Tifozët vlonjatë kanë hedhur parrulla kundër Skënderbeut, skuadrës kryesuese të kampionatit pa harruar edhe akuzat ndaj Federatës Shqiptrare të Futbollit. Kjo protestë është e dyta e organbizuar nga tifozeria e Flamurtarit,m pas asaj në Vlorë, një ditë pas ndeshjes problematike në Lac, ndërsa është mënyra e zgjedhur nga kuqezinjtë për të mbajtur nën presion Komisionin e Disiplinës, që të marrë vendimin e drejtë, sipas tyre, për tiu dhënë fitoren në tavolinë Flamurtarit, që do ta rifuste skuadrën vlonjate në shinat e titullit, dy javë përpara përplasjes direkte me Skënderbeun.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›