E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieria: Jam më i miri në Francë

Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, thotë se ai është më i miri që ka në dispozicion menaxheri Raymond Domenech.
"E di se në pozicionin tim nuk ka asnjë më të mirë se unë në Francë. Mund të duket e tepruar, por jam i bindur për këtë", ka thënë Vieria për L'Equipe.
Vieira ka luajtur vetëm një herë për Francën në vitin 2009 dhe dy herë në vitin 2008, por ai është i vendosur të jetë pjesë e vendit të tij në Kupën Botërore në verën e ardhshme.
"Nuk pres diçka. I kam dhënë vetes objektiv për të qenë pjesë e Kupës së ardhshme Botërore. Sigurisht do të doja të jem në play-off, por është vetëm një skenë", ka shtuar ish-kapiteni i Arsenalit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›