Hysi ndalet në Ferizaj

Ferizaj ka mposhtur liderin e Superligës, Hysin. Flamurtari iu rikthye fitores pasi mundi Drenicën. Kosova (V) dhe Gjilani ndanë pikët, sikurse Vëllaznimi me Besën.
Ferizaj Hysi 2:0
Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën, pasi e ka mposhtur liderin e Superligës, Hysin, me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 16, të Superligës së Kosovës në futboll. Kjo është fitorja e shtatë që Ferizaj e ka arritur në këtë edicion, derisa për Hysin kjo ishte humbja e gjashtë.
Ferizaj ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 68 me golin që e ka shënuar Burim Qerkini me kokë. Kurse, epërsinë në 2:0 ekipi vendas e shtoi në minutën e 89, me golin që e shënoi Avdyl Haliti.
Në këtë takim ka pasur mundësi të shënohen edhe gola të tjerë, por koha me shi i ka penguar shumë lojtarët për të aplikuar lojën e duhur.
Përkundër kësaj disfate, Hysi mbetet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, por tani ka vetëm një pikë më shumë sesa përcjellësi i parë, Trepça.
Flamurtari Drenica 2:0
Flamurtari iu është rikthyer sërish fitoreve. Kuqezinjtë kanë arritur ti fitojnë tri pikë të vlefshme në përballje me Drenicën, e cila u mposht me rezultat 2:0.
Flamurtari ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 13 me golin që e ka shënuar Artan Gashi. Këtë epërsi prishtinasit e kanë mbajtur deri në minutën e 90, kur Gashi shënoi sërish, për rezultat përfundimtar 2:0.
Kosova (V) Gjilani 0:0
Kosova e Vushtrrisë assesi nuk po mund ta gjejë rrugën për fituar. Bardhekaltrit kanë luajtur baras në shtëpi ndaj Gjilanit, takim ky që ka përfunduar me rezultat 0:0. Vushtrriasit kanë bërë përpjekje të mëdha për ta shënuar golin e fitores, por nuk ia dilnin assesi. Gjilanasit në këtë takim janë mbrojtur dhe herë pas here janë përpjekur për të shënuar gol, por pa sukses.
Vëllaznimi Besa 0:0
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave të Rrafshit të Dukagjinit, Vëllaznimit dhe Besës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0. Në këtë takim, ekipi vendas ka dominuar në fushë, duke bërë përpjekje të mëdha për të shënuar gol, por nuk ia ka dalë assesi. Besa e Pejës i evitonte rreziqet që ia shkaktonte Vëllaznimi, dhe nëpërmjet kundërsulmeve përpiqej të shënonte. Ky rezultat nuk ishte i pëlqyeshëm për publikun gjakovar.
Superliga Xhiro XVI
Tabela
1. Hysi 16 13 30
2. Trepça 16 9 29
3. Flamurtari 16 2 26
4. Besa 16 5 25
5. Ferizaj 16 0 24
6. KEK-u 16 10 23
7. Liria 16 4 22
8. Prishtina 16 -3 22
9. Drenica 16 -13 18
10. Gjilani 16 -10 16
11. Vëllaznimi 16 -7 14
12. Kosova (V)16 -10 14