Haye kampion i ri në WBA

David Haye ka fituar titullin e botës në peshën e rëndë në versionin WBA. Britaniku të shtunën mbrëma në Nuremberg ka mposhtur me pikë pas 12 raundeve kampionin, gjigantin rus Nikolai Valuev.
Haye u shpall fitues pasi gjyqtarët e vlerësuan meçin 114-114, 116-112, 116-112 në favor të tij. Ai u bë boksieri i parë britanik i cili fitoi titullin e botës në kategorinë e rëndë prej Lennox Lewis i cili u pensionua gjashtë vite më parë.
Pas triumfit, ai u zotua se do të festoj gjithë natën duke shtuar se titulli ka rëndësi të madhe për të.
Prej kur isha fëmijë kam thënë se një ditë do të bëhem kampion i botës. Është ëndërr e cila është realizuar. Kam luftuar me kampionin më të madh të kategorisë së rëndë dhe i kam dhënë goditje të fuqishme.
Për Hayen kjo ka qenë lufta e tretë në kategorinë e rëndë pasi më parë kishte qenë kampion absolut në cruiser. Edhe pse ishte 22 centimetra më i shkurtër dhe 40 kilogramë më i lehtë, Haye dominoi kundër Valuevit.
Sa më gjatë që shkoi meçi, aq më agresiv ishte Haye i cili e goditi fuqishëm Valuevin, sidomos në raundin e fundit. Për Hayen 29 vjeç kjo ka qenë fitorja e 23-të në boksin profesionist (21 me nokaut) ndërsa ka një humbje.
Ndërsa Valuev pësoi humbjen e dytë, karshi 51 fitoreve. Më vjen keq që i zhgënjeva tifozët. Lufta u vendos në raundin e fundit. Ai ishte shumë i shpejtë deklaroi Valuev. Kundërshtari i parë për Hayen dhe brezin e tij të ri në ËBA do të jetë amerikani John Ruiz.