Angli/ Babai i Terry trafikant kokaine
Telashe të reja për futbollistin e Chelsea, John Terry, babai i të cilit, Ted Terry është filmuar në një lokal duke shitur kokainë.
I ati i kapitenit të kombëtares së tre luanëve u filmua nga një gazetar i tabloidit "News of the World". Ngjarja ndodhi në barin Chafford Hundred të Essex.
"Mund t'i thuash që e ke marrë nga unë por mos i trego se kush jam. Mos i thuaj që jam i ati i John Terry", i thotë ai me zë të ulët autorit të filmimit që u hoq si një trafikant droge, duke hedhur në rrjetë Ted Terry-n.
Pak muaj më parë familja e mbrojtësit u vu sërish në qendër të vëmendjes për një skandal pasi e ëma e futbollistit dhe vjehrra e tij u kapën duke vjedhur në një supermarket.