Man City kopjon Barcelonën

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka bërë të ditur ambiciet e tij që skuadra nga Etihad Stadium të luaj sikurse Barcelona.
Toure u largua nga gjiganti katalan në verën e vitit 2010 pasi me ta fitoi dy tituj në La Liga dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Ai tani është bërë anëtar kyç i Cityt dhe shpreson që skuadra e tij të kopjojë stilin e lojës së Barcelonës.
“Shpresoj që një ditë të bëhemi të mirë si Barcelona. Çdo vit ata fitojnë një ose dy tituj andaj ne duhet të fitojmë disa trofe dhe të bëhemi si ata” tha Toure për Daily Star.