E Diel, 1 Nëntor 2026

Man City mund të fitojë Europa Leaguen

Vincent Kompany ka insistuar se Europa League është objektiv real për Manchester Cityn, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Skuadra angleze përfundoi e treta në Grupin A me 10 pikë, prapa Napolit me 11 dhe Bayernit 13.

“Ne përfunduam me 10 pikë dhe nuk u kualifikuam, andaj sigurisht se jemi të dëshpëruar”, tha Kompany për Sky Sports 2. “E uroj Napolin, ata kanë luajtur mjaft mirë. Por, Europa League është garë reale për ne tani. Do të festojmë çdo trofe”, përfundoi Kompany.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›