E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Ndaloni martesën e të miturve

Organizata Human Rights Watch ka kërkuar nga Jemeni që të caktojë moshën 18-vjeçare si minimum të moshës për martesë. Sipas organizatës, kjo do të ndikonte në përmirësimin e kushteve dhe mundësive për edukim të vajzave, por edhe për mbrojtje të të drejtave të tyre njerëzore.

Në kërkesën e saj, organizata prestigjioze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nënvizon se dukuria e martesës së fëmijëve në shtetin më të varfër afrikan rrezikon shëndetin e vajzave, dhe ndikon në atë që ato të trajtohen si qytetare të rendit të dytë.

Në raportin e saj, organizata Human Right Watch nxjerrë informacionin, se të dhënat e Qeverisë së Jemenit dhe të OKB’së tregojnë se në disa zona rurale të Jemenit prindërit i martojnë madje edhe vajzat e moshës 8-vjeçare. Disa të dhëna tjera ndërkaq tregojnë se një numër i vajzave detyrohen t’i nënshtrohen martesave të dhunshme dhe abuzimit në familje.

Studiuesja e organizatës, Nadja Kalife, kërkon nga autoritetet e Jemenit që ta ndalojnë rreptësisht martesën e fëmijëve, dhe që atë ta kenë prioritet gjatë reformimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›