Man City ofron 24 milionë për Yaya Toure
Klubi i Premierligës, Manchester City, ka lëshuar një ofertë të majme për mesfushorin e Barcelonës, Yaya Toure. Siç shkruan The Sun, City ka bërë një ofertë prej 24 milionë funtesh për yllin e Barcelonës, shumë e cila mbase mund të lëkundë vendosmërinë e klubit spanjoll për ta mbajtur lojtarin.
"Ka një ofertë për Yaya por klubi është duke bërë atë që është e domosdoshme për ta bindur lojtarin të qëndrojë", ka thënë një burim i klubit. Yaya, i cili është vëllai më i ri i mbrojtësit të Arsenalit, Kolo Toure, fiton 2.4 milionë euro në vit në Camp Nou, dhe është e kuptueshme se ai do të mund të dyfishonte të ardhurat e tyre nëse transferohet në Premierligë.