Tottenham siguron shërbimet e Defoe
Tottenhemi është afër të arrijë marrëveshje me Portsmouth për të marrë shërbimet e sulmuesit Jermain Defoe, bëjnë të ditur mediat angleze. Siç shkruan Daily Mail, menaxheri i ri i Tottenham, Harry Redknapp, ka siguruar transferimin e sulmuesit të Portsmouth për një shumë prej afro 16 milionë funtesh, në orët e hershme të mëngjesit. Klubi nga Londra veriore ka siguruar marrëveshjen me 26-vjeçarin pas një takimi të presidentit të Tottenham, Daniel Levy, dhe drejtorit ekzekutiv të Portsmouth, Peter Storrie