Shpërthimi në Poliçan, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes në një konferencë për shtyp është shprehur në lidhje me incidentin e ndodhur në Poliçan. Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie ngjarja ka ndodhur në orën 8.10 të mëngjesit të sotëm jashtë mureve të Poligonit.Po sipas ministrisë punonjësit ndezën zjarr me mbeturina dhe si pasojë ka shpërthyer një djegore e kalibrit 57 mm. Nga shpërthimi në qytetin e Poliçanit humbi jetën punonjësja e uzinës së çmontimit Suzana Kapxhiu 45 vjeç dhe u plagos Adriatik Hysenbelliu. Në konferencën për shtyp Ministria e Mbrojtjes njofton se ky aksident nuk ka ndodhur si shkak i kryerjes së procesit të demontimit të djegoreve në repartin përkatës, por jashtë tij si shkak i një pakujdesie të treguar në ambientet e Kombinatit duke mosrespektuar rregullat e sigurimit teknik në punë. Gjithashtu menjëherë sapo është informuar për këtë ngjarje Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar Policinë dhe prokurorinë të cilat kanë nisur hetimet për të nxjerrë edhe shkakun e këtij aksidenti.