Scudetto në xhiron e fundit

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti pret që gara për titull të shkojë deri në fund këtë sezon. Nerazzurrët janë kthyer në pozitën e parë në Serie A, pas fitores 3-1 ndaj Atalantas të shtunën dhe humbjes së Romës nga Sampdoria 2-1 të dielën. Ata kanë dy pikë epërsi ndaj Romës, vetëm tri ndeshje para përfundimit të kampionatit.
“Kampionati bo të vendoset në xhiron e fundit të sezonit. Do të jetë ngushtë deri në fund”, tha Zanetti gjatë një ngjarjeje bamirësie të hënën. 36 vjeçari foli edhe për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën. Inter ka epërsi 3-1 nga takimi i parë dhe është favorit për të kaluar në finalen e Madridit.
“Do të jetë betejë sepse takohemi me ekipin më të fortë në botë. Nevojitet paraqitje e shkëlqyeshme. Duhet të luajmë lojën tonë dhe të shkojmë në finale. Do të jetë ndeshje tjetër nga takimi i fazës së grupeve në muajin nëntor. Ne nuk guxojmë të bëjmë asnjë gabim”, përfundoi ai.