Man City raporton Porton për racizëm

Manchester City ka vendosur të ankohet në UEFA pas fyerjeve raciste të drejtuara ndaj futbollistëve të tij, sulmuesit Mario Balotelli dhe mesfushorit Yaya Toure gjatë ndeshjes kundër Portos në Europa League.
City fitoi 2-1 në Estadio do Dragao, por pas ndeshjes është bërë e ditur se Balotelli u ankua pas brohoritjeve nga tribunat.
Pas përfundimit të takimit, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini tha se nuk kishte dëgjuar diçka të pazakonshme sepse ishte i përqendruar në lojë, por klubi ka njoftuar se do të paraqesë rastin në UEFA.