Mesi zgjedh skuadrën më të mirë të 2008-ës
Në prag të shpalosjes së skuadrës më të mirë të vitit, Uefa.com ka marrë mendimin e Lionel Mesit. Portier: Çeh (Çelsi) është shumë i zoti mes shtyllave. Duart e tij janë të sigurta. Mbrojtës i djathtë: Maikon (Inter) më pëlqen stili i tij, i shpejtë dhe merr vendimet e duhura në fazën sulmuese. Mbrojtës qendre: Ferdinand (Man UTD) është i zoti në lojën në ajër dhe shumë i vështirë për t‘u kaluar. Mbrojtës qendre: Pujol (Barcelona) është lider, nuk e humbet kurrë topin. Mbrojtës i majtë: Van Bronckhorst (Fejnord) ka një sprint të madh, është vendimtar, markon mirë dhe ndërton shumë në fazën sulmues. Mesfushor i djathtë: Zaneti (Inter) është një shembull perfekt i lojtarit profesionist: ndihmon skuadrën, jep gjithmonë 100%. Mesfushor qendre: Ksavi (Barcelona) është natyral në mesfushë, dominon çdo situatë. Është një fenomen. Mesfushor sulmues: Fabregas (Arsenal) 2008-a e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Mesfushor i majtë: Iniesta (Barcelona) 2008-a ka konfirmuar se është një lojtar i madh. Sulmues: Aguero (Atletiko Madrid) luan si një kampion, ka cilësi të jashtëzakonshme dhe instinkt të pagabueshëm. Sulmues: Runi (Man UTD) ka një gjuajtje të bukur dhe një kontroll të mirë të topit, por di edhe të shfrytëzojë mirë trupin në ajër. Trajner: Ferguson (Man UTD) është një xhentëlmen. Mançester Junajtid ka fituar gjithçka në 2008, prandaj me siguri ai është trajneri më i mirë.