Çelsi, ofertë për Fernando Torres. ëndrra mbetet Rikardo Kaka
Çelsi është gati të paguajë 50 milionë sterlina, e përkthyer ndryshe 63 milionë euro për Fernando Torres. Oferta me shifrën rekord mund t‘u paraqitet shumë shpejt drejtuesve të Liverpulit, për t‘i bindur që të privohen nga sulmuesi spanjoll. Që në sezonin e tij të parë në "Anfilld Roud", 24-vjeçari ka shënuar 33 gola dhe në harkun e nëntë muajve, vlera e kartonit të Torres është dyfishuar. Lajmin e publikoi "Daily Mail", e cila theksonte se krerët e "Reds" janë të gatshëm të privohen nga lojtari, pavarësisht se tekniku Rafa Benitez nuk është dakord me realizimin e një marrëveshjeje të mundshme. "Nëse çmimi është ai i duhuri, transferimi mund të realizohet, pohonte një burim anonim. Por, më pas duhet parë nëse klubi do të arrinte t‘i bënte ballë zemërimit të tifozëve". Në fakt, te Liverpuli e vetmja gjë për të cilën mund të flitet me siguri është pasiguria: skuadra vazhdon të ndiejë përplasjet e vazhdueshme ndërmjet dy pronarëve, për të marrë drejtimin absolut të klubit, pozitat e trajnerit mbeten për t‘u konsoliduar, ndërsa ato të administratorit Rik Perri për t‘u konfirmuar. Si u tha më lart, Benitez nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Torresit, e në rast se klubi vendos ta shesë sulmuesin, kjo do të shërbejë si burim tensioni me pronarët dhe aventura e teknikut te Liverpuli spanjoll mund të mbyllej.
Duke u kthyer te Çelsi, objektivi tjetër ambicioz i londinezëve është Rikardo Kaka. Ylli i Milanit, ashtu sikurse edhe Fernando Torres, ishte mes lojtarëve që Avram Grant kishte kërkuar të bliheshin, përpara se tekniku izraelit të largohej nga detyra. Milani ka përsëritur gjithmonë se Kaka nuk është në shitje, por sipas "Daily Mail", blutë po përgatisin një ofertë të kompletuar, e cila do jetë e vështirë të refuzohet. Për të marrë fantazistin brazilian në "Stemford Brixh", Milanit do t‘i ofrohen Didier Drogba, Rikardo Karvajo dhe para në dorë. Edhe pse klubi është në pritje të emërimit të trajnerit të ri, ku Frenk Rajkard duket në "pole position" dhe presidenti Brus Bak ka bërë të ditur se skuadra nuk do të ketë revolucion, Roman Abramoviç vazhdon të kërkojë lojtarë spektakolarë, për t‘ia shtuar koleksionit të yjeve të Çelsit. Kjo nuk është hera e parë në këta muajt e fundit që nënkampionët e Anglisë dhe humbësit e finales së Ligës së Kampioneve (të dy trofe të fituar nga Mançester Junajted) përfliten për blerjen e lojtarëve më të mëdhenj në botë. Vetëm pak kohë më parë, ndër emrat që qarkullonin për merkaton e Çelsit ishte talenti i Barcelonës, Lionel Mesi. Por, më në fund klubi hodhi poshtë spekulimet se po përgatiste një ofertë prej 80 milionë sterlinash për argjentinasin. Gjithashtu, kjo nuk është hera e parë që Abramoviç kërkon të blejë lojtarë, pa marrë më parë miratimin e trajnerit (ashtu sikurse ndodhi me Andrij Shevçenkon, i cili nuk preferohej nga Murinjo). Objektiv tjetër i Çelsit është edhe Roben. Sipas menaxherit të sulmuesit të Realit, Vagner Ribeiro, anglezët ofrojnë 35 milionë euro për lojtarin. Por, kjo mund të konsiderohet edhe si presion për rritjen e rrogës së Robinjos, i cili është nën kontratë në "Bernabeu" deri në vitin 2010.