E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd do të fitojë Ligën e Kampionëve

Oktapodi Iker është rishfaqur sërish me parashikimin e tij për fituesin e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën në Webley, ndërmjet kampionit të Anglisë, Manchester United dhe atij spanjoll, Barcelona.

Parashikimin e tij, Iker e bëri në akuariumin në det në qytetin spanjoll Benalmadena. Oktapodit Iker i ishin ofruar dy kavanoza qelqi, në të cilët kishte sardele, dhe ai përfundimisht zgjodhi për t`u ushqyer nga ai ku ishte stema e Manchester United.

Oktapodi i quajtur Iker, nga i cili është quajtur sipas portierit të Real Madrid Iker Casillas, ka parashikuar dy herë saktë ndeshjet mes Real Madrid dhe Barcelonës. Së pari në barazimin 1-1 në La Liga dhe një fitore 1-0 pas katër ditësh në finalen e Kupës së Mbretit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›