Jeremiq: Kosova s'ka vend në Këshillin e Europës

Ai ka bërë këto komente pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të këtij mekanizmi, Torbjorn Jagland.
Sipas Jeremiqit, KE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet.
Serbia sipas tij do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
“Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Europës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend”, ka thënë Jeremiq, sic transmeton Europa e Lire.
Ai ka sqaruar se tashmë janë ndërmarrë disa hapa, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim rajonal, të mos kuptohet në mënyrën e gabuar.
Diplomacia serbe, sipas tij ka ndërmarrë hapa duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos ndryshojnë qëndrim.