E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha, edhe dy sezone të tjera në Australi

Ish-sulmuesi i ekipit kombëtar, Besart Berisha, do të vazhdojë karierën e tij me skuadrën australiane Brisbane Roar edhe për dy sezone të tjera. Sipas mediave australiane, Besart Berisha do të luajë në këtë kontinent edhe për dy vite të tjera. Marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me Berishën e ka konfirmuar edhe trajneri i Brisbane, Ange Postecoglou. Ky i fundit theksoi se është i kënaqur që kosovari ka vazhduar kontratën, pasi e konsideron njërin nga asetet më të çmueshme të skuadrës së tij.

Jam shumë i lumtur që Berisha ka nënshkruar edhe për disa vite të tjera. Duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës, kishte edhe klube të tjera të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin. Por pasi ne arritëm të vinim me ofertën e duhur për të, ai ishte i lumtur për të qëndruar këtu dhe unë jam po ashtu i lumtur që arritëm diçka, – theksoi trajneri Postecoglou për mediet australiane.

Berisha u bashkua me Roarin gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa tashmë ka konfirmuar veten si njërin nga sulmuesit më të spikatur në këtë vend. Gjithsesi, ai ka bërë edhe emër të keq, për shkak të grindjeve të tij të shumta me bashkëlojtarët dhe kundërshtarët.

Përkundër kësaj, trajneri i tij e vlerëson lart pasionin e tij për futbollin. Berisha është pasionant për futbollin e tij, ai është pasionant për klubin dhe për bashkëlojtarët. Kjo është një nga fuqitë e tij dhe kjo është një nga gjërat që pëlqejmë ti kemi përreth, – shpjegoi trajneri i Brisbane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›