E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Brazil 2014? Shqipëria dhe unë do të luftojmë për një ëndërr

Nga Endi Tufa

Trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani de Biazi, në një intervistë për mediat italiane, u bën thirrje edhe një herë të gjithë lojtarëve me dy pasaporta të zgjedhin Shqipërinë

Një aventurë stimuluese, një eksperiencë për jetën. Xhani de Biazi tregon për median elektronike italiane hapat e tij të parë si trajner i kombëtares shqiptare, ndërkohë që ka një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri më 2013.

- Si ishte reagimi juaj i parë, në momentin kur ju ofruan të merrnit drejtimin e kombëtares së Shqipërisë?

- Sigurisht që nuk ishte një ofertë, të cilën mezi po e prisja. I kërkova pak kohë të mendohesha dhe të vlerësoja gjithçka rreth kësaj oferte. Në fund u binda, pranova dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Drejtimi i një përfaqësueseje ishte një dëshirë e imja prej kohësh. Oferta që më erdhi nga Federata Shqiptare e Futbollit erdhi në momentin e duhur të karrierës sime. Besoj se mund ta ndihmoj për të arritur ato objektiva që kemi.

- Keni drejtuar edhe më parë në Perëndim. Drejtimi i Levantes në Spanjë nuk ishte shumë pozitiv?

- Është e vërtetë, problemet ekonomike që kishte Levante i dinë të gjithë. Megjithatë, kjo gjë nuk ndikoi te dëshira ime për të drejtuar sërish jashtë Italisë. Sigurisht, mora parasysh faktin që mund të kisha pengesa për të kaluar, por nuk u tremba. I kam stimujt e duhur për të bërë një punë të mirë.

- A keni folur me ndonjë nga futbollistët shqiptarë, që luajnë në Itali?

- Sigurisht, bëra disa biseda me Canën e Lacios, Ujkanin e Novarës dhe Bogdanin e Sienës. Doja të merrja prej tyre një ide rreth ambientit që më pret dhe rreth mentalitetit të njerëzve. Për mua është gjithçka e re dhe padyshim që mendimi i tyre mund të më ndihmojë për muajt e parë. Së bashku mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme.

- A ke menduar se si do të luajë Shqipëria?

- Më 29 shkurt do të zhvillojmë një miqësore me Gjeorgjinë, ndërkohë që lojtarët do ti kem pak kohë përpara në dispozicion. Disa nuk i kam parë asnjëherë, për këtë arsye ende nuk e di se si do ta vendos skuadrën. Gjatë këtyre javëve unë dhe ndihmësit e mi kemi lëvizur nëpër Europë për të parë dhe vlerësuar ata lojtarë që meritojnë për tu grumbulluar.

Kam trashëguar një skuadër me lojtarë të mëdhej në moshë dhe më duhet që të integroj lojtarë të rinj dhe tu transmetoj atyre entuziazmin e duhur për të bërë më të mirën. Unë dua lojtarë që luajnë me zemër, të cilët janë të vetëdijshëm për vlerën që ka fanella e kombëtares së tyre.

Mendoj për disa lojtarë që kanë dy pasaporta. Ata që zgjedhin Shqipërinë nuk e bëjnë se nuk i grumbullojnë përfaqësueset e vendeve ku luajnë, por e bëjnë sepse janë të lidhur me vendin e origjinës.

- Sa i rëndësishëm është aspekti psikologjik për një trajner?

- Shumë. Mjafton të kujtosh atë që bëri Renard, trajneri i Zambias. U transmetoi lojtarëve që kishte në dispozicion mentalitetin fitues, për të mundur këdo. Është e qartë që edhe aspekti teknik ka rëndësinë e tij, por të punosh me mendjen e lojtarëve, tu transmetosh atyre motivimin e duhur, mund ti ndihmosh për të kaluar male.

- Norvegjia, Zvicra, Sllovenia, Qipro dhe Islanda, grupi që ka përfaqësuesja e Shqipërisë për Botërorin “Brazil 2014″. Një grup i vështirë, por jo i pamundur, apo jo?

- Jam dakord, por duhet ti respektojmë në maksimum përfaqësueset kundërshtare, me të cilat do të përballemi. Nga ana tjetër, mund të kishim një short edhe më të ashpër. Nuk dua të mendoj se deri ku do të shkojmë, apo sa pikë do të grumbullojmë. Mund të them vetëm se do të luftojmë deri në fund për një ëndërr.

Eliminatoret e Botërorit 2014

Grupi E

07/09/12  Slloveni – Zvicër

07/09/12  Shqipëria – Qipro

07/09/12  Islandë – Norvegji

11/09/12  Qipro – Islandë

11/09/12  Norvegji – Slloveni

11/09/12  Zvicra – Shqipëri

12/10/12  Shqipëri – Islandë

12/10/12  Zvicër – Norvegji

12/10/12  Slloveni – Qipro

16/10/12  Shqipëri -Slloveni

16/10/12  Qipro – Norvegji

16/10/12  Islandë – Zvicër

22/03/13  Zvicër – Qipro

22/03/13  Slloveni – Islandë

22/03/13  Norvegji – Shqipëri

07/06/13  Islandë – Slloveni

07/06/13  Qipro – Zvicër

07/06/13 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›