E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd kërkon Sneijderin

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 19:40

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka pranuar se Manchester United është i interesuar në mesfushorin Wesley Sneijder.

Por, ai ka insistuar se gjiganti milanez nuk ka ndërmend ta shesë yllin holandez.

“Interesimi nga Manchester United për Sneijderin është i vërtetë, por interesimi im i vetëm është të shoh Sneijderin duke luajtur për ne edhe për shumë vite të tjera”, tha Moratti për Sunday Mirror. Manchester United kërkon Sneijderin për të zëvendësuar veteranin Paul Scholes, i cili është në përfundim të karrierës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›