Erdha në ekip të fortë

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 15:29
Sulmuesi Radamel Falcao Garcia është prezantuar zyrtarisht tek Atletico Madridi në stadiumin ‘Vincente Calderon’.
25 vjeçari, deri dje në Porto, thotë se u transferua tek një klub me nam.
“Mbështetja e njerëzve është gjëja që më ka bërë përshtypje më së shumti që kur kam kaluar në Atletico. Kemi nevojë për mbështetje të tifozëve këtë sezon. Po formohet një grup i rëndësishëm dhe unë dëshiroj të bëj gjëra të rëndësishme për këtë skuadër. Është njëri prej klubeve më të rëndësishëm në botë”, tha sulmuesi kolumbian.