Sulejman Starova afer dhe larg Dinamos
Dinamo, ende me një të ardhme të pasigurtë, kërkon të ndrëtojë një skuadër për të marrë pjesë në kampionatin, që do të fillojë në muajin shtator dhe për ta bërë diçka të tillë gjith]ka nis nga trajneri. Sipas mediave sportive, njeriu që do të rinkonfirgurojë klubin blu do të jetë Sulejman Starova. Por i kontaktuar nga ABC News, Starova pohoi se aktualisht është drejtor teknik i Teutës së Durrësit dhe nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga Dinamo.
Mesa duket Dinamo ka menduar të bazohet te eksterienca e Starovës të ngrejë skuadra edhe me pak para, duke pasur parasysh edhe krizën që po kalon klubi dinamovit. Por trajneri që ka fituar titullin me Partizanin në 1993-in dhe me Tiranën në 2005-s, aktualisht është i përkushtuar te puna e tij si drejtuesi i Teutës, një ekip që sivjet po punon për të arritur të paktën një vend në Europë. Kjo e ndikuar edhe nga fakti që sipas tij, Dinamo nuk i ka bërë asnjë ofertë dhe ai s’ka ]farë të shqyrtojë. Ndoshta ky është vetëm hapi i parë i një telenovele merkatoje që duhet të zgjidhet para 31 gushtit.