Man Utd në krizë defensive

Manchester United ka kokëçarje në repartin defensiv vetëm 90 minuta pas fillimit të sezonit të ri në Premierligë. Djajtë e Kuq njoftuan para fitores 2-1 ndaj West Bromwichit të dielën se mbrojtësi brazilian Rafael da Silva ka nxjerr krahun dhe do të qëndron jashtë fushës për 10 javë.
Problemet u thelluan gjatë ndeshjes pasi kapiteni Nemanja Vidic dhe partneri i tij në qendër të mbrojtjes Rio Ferdinand pësuan dëmtime. Ferdinand do të mungon për gjashtë javë ndërsa klubi ende pret rezultatet e kontrollimeve mjekësore për lëndimin e Vidicit.
Chris Smallind startoi si mbrojtës i djathtë në mungesë të Rafaelit kundër West Bromwichit ndërsa Jonny Evams dhe Phil Jones u inkuadruan nga pankina për të zëvendësuar dy qendërmbrojtësit e lënduar.