Ferguson mbron De Gean
Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 17:05
Menaxheri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson ka përkrahur portierin David de Gea pas fitores 2-1 ndaj West Bromwichit në The Hawthrons.
Goli i fitores, i krijuar nga Ashley Young i siguroi fitoren Djajve të Kuq dhe shpëtoi De Gean nga faji për eventualisht pikët e humbura pasi portieri spanjoll më herët kishte pranuar një gol të lehtë pas goditjes nga Shane Long. Ferguson beson se De Gea është ende duke u përshtatur në Premierligë.
“Ne morëm një gol ku David është dashur të reagonte më mirë por ai është ende në proces të mësimit”, tha Ferguson.