E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola lavdëron Sanchezin

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 16:31

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka thënë se përforcimi i ri Alexis Sanchez ishte i “jashtëzakonshëm” në debutimin e tij për gjigantin katalan në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit që përfundoi 2-2.

“Sanchez bëri paraqitje shumë të mirë. Ai bëri punë të jashtëzakonshme në të dy krahët. Ai i ndihmoi shumë ekipit dhe jemi shumë të kënaqur. Do të kishte qenë shumë më vështirë pa të”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Sanchez iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere për 28 milionë euro nga Udinese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›