Më në fund te Barça

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 14:57
Cesc Fabregas ka zbarkuar në Camp Nou, ku edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.
Reprezentuesi spanjoll u shpreh i lumtur me transferimin te klubi katalunas, me të cilin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Sipas medieve spanjolle, Barcelona ia ka paguar Arsenalit 29 milionë euro për shërbimet e Fabregasit plus disa bonuse tjera, të cilat do të jenë të lidhura me sukseset e skuadrës.