Nje perballje shqiptaresh do te jete neser ne Ligen e Europes
Një përballje shqiptarësh do të jetë nesër në Ligën e Europës. Kupa e dytë më e madhe europiane ka vënë përballë Vorsklën e Poltavës ndaj Dinamos së Bukureshtit dhe në të dyja skuadrat ka futbollistë nga Shqipëria. Armend Dallku dhe Ahmet Januzi janë tek ukrainasit, ndërsa Elis Bakaj bën pjesënë skuadrën e të kuqve nga Rumania.
Dueli do të jetë për një vend në fazën e grupeve, pra vlen jo pak, ndërsa Dallku e vlerëson shokun e tij në ekipin kombëtar, Bakajn, duke theksuar se është forcuar edhe më shumë nga kalimi në futbollin rumun. Madje, Dallku thotë se Bakaj i ka dhënë ndonjë informacion lidhur me kundërshtarin. Vetë Elisi është përgjigjur në gazetën rumune “ProSport” se nuk ka treguar sekrete të Dinamos për Dallkun.
Ndërkaq, nuk dihet nëse Dinamo e Bukureshtit do të pranojë 2 milionë eurot e ofruara nga Kaizerslauterni gjerman për kartonin e Bakajt. Vetë shqiptari nuk është shumë i entuziazmuar pasi kërkon që të luajë edhe disa kohë në Bukuresht për t’u përshtatur, ndërsa media rumune shkruan se kjo ofertë është një biznes i vërtetë për Dinamon. Gjithsesi, klubi rumun shpreson ta shesë më shtrenjtë lojtarin shqiptar, të cilin e ka marrë për jo më shumë se 250 000 euro nga Dinamo e Tiranës.