E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i futbollistit Xhon Obi Mikel eshte zhdukur prej nje jave

Mesfushori i Çelsit, Xhon Obi Mikel, i ka bërë apel njerëzve që i kanë rrëmbyer të atin, se do të plotësonte çdo kusht të tyre për t’a kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi. 24-vjeçari nga Nigeri luajti në ndeshjen ku Çelsi barazoi 0-0 ndaj Stokes, vetëm 24 orë pasi u mësua se babai I tij Majkëll ishte rrëmbyer.

Në një intervistë për shtypin britanik Xhon Obi Mikel deklaroi: “Nuk kemi dëgjuar asgjë, s’kemi marrë asnjë telefonatë. Kushdo që ka marrë babain tim, ose di se ku ndodhet ai le të kontaktojë me mua dhe do të bëj të pamundrën që ai të lirtohet. Ju lutem lërni të lirë. Babai im është një burrë plak që nuk I ka bërë keq askuj deri në këtë moment të jetës së tij. Nuk e di përse e kanë rrëmbyer.”

Shtëpia e të atit të futbollistit në qytetin Jol është bosh prej disa ditësh dhe policia lokale ka nisur hetimet. Xhon Obi Mikel, që luan me Çelsin që nga viti 2007, ka deklaruar se do të qëndrojë në Angli, sepse nuk ndihet I sigurtë në vendlindjen e tij. Njerëzit pranë tij kanë pohuar se ende nuk kanë marrë një kërkesë nga rrëmbyesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›