E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi për katastrofa

Dy regjisorët e famshëm, Ridley Scott dhe Steve Zaillian, po përgatisin një film që për inspirim ka realizimin e televizionit BBC "The Day Britain Stopped" (Dita Kur u Ndal Britania).

Njësoj sikurse kur Londra po përgatitej për Lojërat Olimpike, autoritet e saj po i shqyrtonin të gjithë skenarët e mundshëm të sigurimit, edhe regjisorët Scott dhe Zaillian po punojnë në skenarin e përbashkët, të cilin mendojnë ta shndërrojnë në film.

Scott dhe Zaillian kanë blerë të drejtat autoriale të realizimit të televizionit BBC nga viti 2003, “The Day Britain Stopped”, megjithëse nuk planifikojnë të bëjnë një ribërje të filmit që flet për një katastrofë fiktive, në të cilën hekurudharët britanikë nisin serinë e ngjarjeve që do të shkaktojë një kolaps të përgjithshëm të trafikut në Britani.

Në fakt, Scott dhe Zaillian aktualisht po kërkojnë një skenarist për filmin e tyre, i cili do të merret me një kolaps të njëjtë dhe jo aq të pamundur, por në nivel global.

Ende nuk dihet se kur planifikohet të nisin xhirimet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›