E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, zgjedhje e mirë

Selektori i Zvicrës U-17, Dany Ryser, vlerëson se Frederik Veseli ka bërë hap të qëlluar që është transferuar te Manchester United. Ai beson se mbrojtësi kosovar mund të depërtojë në ekipin e parë të ‘Djajve të Kuq’, të cilën mundësi nuk e kishte te Manchester City për shkak të përforcimeve me yje.

Frederik Veseli ka bërë hap të qëlluar me transferimin te gjiganti angleze Manchester United. Kështu mendon selektori i ekipit U-17 të Zvicrës, Dany Rysur, nënë drejtimin e të cilit Veseli pati fituar kampionatin botëror U-17.

Trajneri zviceran është i lumtur me transferimin e mbrojtësit kosovar nga Manchester City te Manchester United. Rysur beson se mbrojtësi kosovar tani ka mundësi të mira të depërtojë në ekipin e parë të ‘Djajve të kuq’, të cilën mundësi nuk e kishte te Manchester City për shkak të përforcimeve me yje.

“Ka qenë shumë vështirë për të te City, sepse ky ekip sot nuk është i njëjtë me atë të kohës kur Veseli nënshkroi për ta. Me shumë para të shpenzuara ka ndryshuar edhe filozofia e klubit. Ata tani blejnë futbollistë me përvojë me të cilët kërkojnë suksesin. Kjo është e kuptueshme, por e ka vështirësuar zhvillimin e futbollistëve të rinjve dhe Veseli ka vuajtur si rezultat i kësaj”, ka thënë Rysur për Mancheester Evening News.

“Por, mendoj se United mund ta rikthejë atë sërish. Ai është i gatshëm për këtë sfidë dhe jam i sigurt se mund të luajë në shkallën më të lartë. Ai do të punojë shumë për të mbërritur atje. Ka mentalitet shumë të mirë. Nëse luan rregullisht, atëherë do të bëhet gjithnjë e më i mirë. Kjo është me rëndësi për zhvillimin e tij tani”, ka shtuar trajneri zviceran.

Dany Rysur nuk është ndalur me kaq. Ai ka thurur lëvdata të mëdha për mbrojtësi 19 vjeçar, për të cilin thotë se ka personalitet, është profesionist i madh dhe ka kualitete të mira teknike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›